Vushtrri: Procesi i votimit po zhvillohet i lehtësuar me shenja orientuese (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 08:35 07.06.2026 08:35 Në Vushtrri, në shkollën “Bahri Haxha”, e cila është edhe qendra më e madhe e votimit në këtë komunë, procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht. Në të gjithë komunën e Vushtrrisë të drejtë vote kanë 72,489 qytetarë. Nga terreni raporton gazetarja e Klan Kosova, Bleona Thaçi, e cila bën të ditur se në qendrën e votimit janë vërejtur shenja që lehtësojnë orientimin e qytetarëve gjatë procesit të votimit. Sipas saj, 12 klasa janë të ndara me shenja të qarta, gjë që po e lehtëson procesin dhe po ndihmon në shmangien e konfuzionit gjatë votimit.