Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një grua në Graçanicë arrestohet për keqtrajtim të fëmijëve të saj të mitur

NULL NULL
07.06.2026 08:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës e ka arrestuar një grua në Uglas të Graçanicës.

Sipas raportit 24-orësh, prangosja e saj është bërë pasi dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur.

Asaj i është bërë edhe testi i alkoolit, që sipas policisë, ka rezultuar të ketë qenë e dehur.

“Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social.”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme