Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq “nuk e harron dinarin”, diskutimet për Kosovën në KiE i duken interesante

NULL NULL
18.03.2024 15:03
Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto: Arkiv

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk ka marrëveshje për dinarin në Kosovë.

“Nuk kam asnjë pritshmëri. Kjo që thashë është diçka me pasoja të gjera dhe për këtë do të flas më hollësisht të premten”.

Vuçiq tha se evropianët mund ta bëjnë këtë me forcë, së bashku me Kosovën, por  siç tha ai  Serbia do të gjejë një mënyrë për t’i dhënë para popullit të saj, transmeton Klankosova.tv.

“Thjesht pres që ata ta shohin këtë për Këshillin e Evropës dhe më pas do të duhet të përballen me faktin se unë do t’i zbuloj gjithë botës se si dhe në çfarë mënyrash e gënjyen dhe mashtruan Serbinë dhe çfarë bënë kundër Serbisë , jo ata nga Prishtina, por këta perëndimorë që u paraqitën si ndërmjetës të ndershëm”, tha ai.

Me rastin e diskutimit të ardhshëm në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organ evropian, Vuçiq tha se “do të jetë interesante”, por se për gjithçka do të flasë të premten kur të kthehet nga Brukseli, transmeton Klankosova.tv.

Më 27 mars do të mbahet takimi i Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë në maj të vitit 2022.

 

lajme të ngjashme