Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasje në tentativë në Prishtinë

NULL NULL
15.09.2023 09:24
drenas vrasje ne tentative

Të enjten rreth orës 11:18, njësitet policore janë njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, raporton Klan Kosova.

Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti mbetet nën hetime.

lajme të ngjashme