Vrasja në Dhërmi, Rrumbullaku: Po kryhen procedurat për ekstradimin e autorit nga Greqia NULL NULL 07.06.2024 15:24 07.06.2024 15:24 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se po kryhen procedurat për ekstradimin e shpejtë nga Greqia të Gerald Shehut, autorit të vrasjes së Eraldo Nevruzit në Dhërmi. Rrumbullaku theksoi se policia ka dokumentuar me fakte dhe prova vrasjen. “Më lejoni të falenderoj strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara për dokumentimin, zbardhjen e vrasjes së ndodhur në Dhërmi. Në këtë aspekt, kemi pasur një koordinim shumë të mirë, edhe falë bashkëpunimit të mirë që kemi me partnerët grekë. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore gjithçka që ka të bëjë me ato mekanizma. Po shkojmë drejt finalizimit”, theksoi Rrumbullaku, shkruan A2Cnn, përcjell Klankosova.tv.