Analistët: Zgjedhja e presidentit është çelësi për zhbllokimin e krizës politike (VIDEO) NULL NULL 09.07.2026 09:43 09.07.2026 09:43 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fiks pas një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, të martën më 7 korrik i certifikoi rezultatet duke i hapur rrugë nisjes së formimit të institucioneve dhe zgjedhje më pas edhe të presidentit. A do të gjendet ndonjë zgjidhje e shpejtë mes partive politike për tejkalimin e krizës? Si do të veprojë në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese? A janë opsion zgjedhjet e reja? Këtyre pyetjeve por edhe shumë të tjerave, përgjigje iu dhanë të ftuarit e Programit të Mëngjesit në Klan Kosova. Analistja Afërdita Maliqi, u shpreh se problemi kyç është tek presidenti duke ngritur dilemat nëse do të arrihet të zgjidhet. “Ne në zgjedhje kemi shkuar për president dhe jo për qeveri. Dhe krejt problemi është se a do ta arrijmë ta zgjedhim presidentin e vendit ose nuk do të arrijmë ta zgjedhim?”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi u shpreh se “presidenti i Kosovës është gazi amerikan”. Sipas tij, kjo është tema kryesore prej të cilës varen edhe koalicionet mes partive politike. “Partitë opozitare i kemi tashmë të pozicionuara që kjo është ndër temat kryesore. Së paku zyrtarisht se ndoshta kur vjen puna edhe për me diskutu nuk e vendosin këtë si kusht”, deklaroi Krasniqi. Derisa juristja Doruntina Meha, tha se sipas saj së pari duhet të zgjidhet presidenti. “Për shkak që te presidenti merret edhe mandati, pasi që edhe kemi shkuar në zgjedhje për presidentin, duket edhe më logjike që të zgjidhet presidenti, por nuk duket që ka vullnet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje që të zgjidhet presidenti më përpara se qeveria”, deklaroi juristja Meha.