Zelanda e Re shqyrton anëtarësimin në aleancën e re ushtarake me Australinë dhe Fixhin NULL NULL 09.07.2026 10:15 09.07.2026 10:15 Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Luxon, deklaroi se qeveria do të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në aleancën e re të mbrojtjes “Ocean of Peace Alliance”, e krijuar këtë javë nga Australia dhe Fixhi. Traktati, i nënshkruar të hënën, parashikon që të dy vendet t’i ofrojnë ndihmë njëri-tjetrit në rast sulmi dhe synon forcimin e sigurisë në rajonin e Paqësorit, mes shqetësimeve për rritjen e ndikimit të Kinës. Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, tha se aleanca forcon qasjen tradicionale të vendeve të Paqësorit për t’u përballur vetë me sfidat e sigurisë rajonale, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Qeveria në Wellington do të zhvillojë bisedime me Australinë dhe Fixhin për anëtarësimin e mundshëm, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga kabineti. Njoftimi vjen pak ditë pasi Kina kreu një test raketor nga një nëndetëse me energji bërthamore në Oqeanin Paqësor, një veprim që ka ngjallur shqetësim te liderët e rajonit.