Çfarë po ndodh? Noizy del me një paralajmërim urgjent për fansat NULL NULL 09.07.2026 10:51 09.07.2026 10:51 Reperi shqiptar, Noizy ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke paralajmëruar ndjekësit e tij për profile të rreme që përdorin emrin e tij për të promovuar kazino online. “Të gjitha faqet që po shfaqen në emrin tim lidhur me casino online janë fallco. Të pavërteta. Mos i besoni, mos klikoni, sepse janë mashtrime të gjitha.” Me këtë reagim, Noizy u ka bërë thirrje fansave të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e skemave mashtruese që përdorin identitetin e tij pa autorizim për të tërhequr përdorues në platforma të dyshimta./Klankosova.tv