Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Libra falas për diasporën, Rama: Shqipja drejt tryezës së gjuhëve të BE-së

NULL NULL
09.07.2026 11:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e teksteve falas për diasporën.

Ai tha se me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizohet mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Evropian.

“Ka nisur shpërndarja e teksteve falas në 15 shtete të diasporës për të mbështetur mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi, Itali, deri në SHBA e Kanada, ku këtë vit përveç niveleve I dhe II, nis edhe shpërndarja e nivelit të tretë të teksteve, duke ofruar një paketë të plotë për nxënësit, ndërsa puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizojë mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Europian, në vendin që i takon ndër shekuj”, tha ai./abcnews.al

lajme të ngjashme