Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja s’e tërhoqi frenin e dorës, Audi përfundoi në një shtëpi (VIDEO)

NULL NULL
09.07.2026 11:54

Një moment pakujdesie për pak sa nuk u shndërrua në një ngjarje tragjike në Zagreb, kur një veturë e tipit Audi nisi të lëvizte vetë vetëm pak çaste pasi shoferja zbriti prej saj.

Sipas pamjeve të publikuara, gruaja doli nga automjeti pa e aktivizuar frerin e dorës dhe u largua pa e vënë re se makina kishte filluar të lëvizte ngadalë.

Vetura vazhdoi rrugën pa shofer, duke kaluar edhe një segment të rrugës. Fatmirësisht, në ato momente nuk pati përplasje me automjete apo këmbësorë.

Udhëtimi i pakontrolluar përfundoi kur makina u përplas me murin e një shtëpie, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja u mbyll pa persona të lënduar, ndërsa incidenti shërben si një kujtesë për rëndësinë e sigurimit të automjetit para se shoferi ta braktisë atë.

Pamjet mund t’i shihni KËTU.

 

lajme të ngjashme