I buzëqeshur krah Erdoganit, Rama ndan foto nga Samiti i NATO-s në Turqi NULL NULL 09.07.2026 10:45 09.07.2026 10:45 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga pjesëmarrja e tij në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara. Rama shfaqet mes liderëve të vendeve anëtare të Aleancës, në një nga takimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv. Në fotografitë e publikuara, kryeministri shqiptar shihet gjatë momenteve zyrtare të samitit, ku liderët e NATO-s diskutuan çështje të mbrojtjes, sigurisë dhe bashkëpunimit mes vendeve aleate. Samiti në Turqi mblodhi drejtuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s.