Trotinetët ndalohen në shesh, policia në Prishtinë del me njoftim NULL NULL 09.07.2026 10:02 09.07.2026 10:02 Policia në Prishtinë ka nisur zbatimin e një plan-veprimi me fokus kontrollin e qarkullimit të trotineteve elektrike, me qëllim garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm në hapësirat publike, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke i informuar drejtuesit e trotineteve elektrike dhe biçikletave se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar përmes sinjalizimit rrugor, transmeton Klankosova.tv. Pas këtyre njoftimeve, ndaj personave që nuk kanë respektuar dispozitat ligjore janë ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor. Sipas Policisë, shtatë drejtues të trotineteve elektrike janë gjobitur me nga 150 euro, ndërsa trotinetet e tyre janë sekuestruar.