Policia interviston një person në Deçan, postoi fotografi me armë zjarri në dorë NULL NULL 09.07.2026 09:27 09.07.2026 09:27 Një person në Bjeshkët e Baballoqit në Deçan ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, me armë në dorë. I njëjti është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv. “Pas pranimit të një informate se i dyshuari mashkull kosovar, përmes rrjeteve sociale kishte postuar fotografi me armë zjarri në dorë, më 08.07.2026 i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.