Arrestohet një person në Milloshevë për kanosje me armë zjarri NULL NULL 09.07.2026 09:23 09.07.2026 09:23 Një person është arrestuar në Milloshevë të Obiliqit, pasi dyshohet se ka kanosur një qytetar duke i ekspozuar një armë zjarri. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 8 korrik rreth orës 12:52. Ankuesi, ka raportuar se i dyshuari e ka kanosur duke i treguar një pistoletë, transmeton Klankosova.tv. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, një leje e armës për shenjëtari si dhe një libër për evidentimin e lëvizjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.