Votimet në veri: Shumica e votuesve ishin kundër largimit të kryetarëve NULL NULL 22.04.2024 16:14 22.04.2024 16:14 Zyrtarët zgjedhorë të Kosovës shkarkojnë kutitë e votimit dhe materialet e vendvotimeve në Mitrovicën e Veriut, të dielën, 21 prill 2024. Foto: AP Të dielen e 21 prillit, u mbajt procesi i votimit në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Qytetarët patën mundësi të shprehin mendimin e tyre për largimin ose jo të kryetarëve. Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka prezantuar rezultatet e votimit. Bazuar në rezultatet e KQZ-së shumica e votave ishin kundër largimit të kryetarëve aktualë nga pozitat e tyre. “Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, tha për Klankosova.tv zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. “Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, tha ai. Ndryshe në këtë proces votuan vetëm 265 qytetarë nga komunat veriore. Votimi u konsiderua i dështuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi që aty nuk morën pjesë 50+1 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Thirrja për bojkot të këtij procesi nga ana e qytetarëve serbë u bë nga ana e Listës Serbe/ Klankosova.tv Votimet në veri: Shumica e votuesve ishin kundër largimit të kryetarëve, foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve