Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vota e Shqipërisë në OKB, Kuvendi rrëzon rezolutën e PD-së

NULL NULL
08.02.2018 21:09

Kuvendi ka rrëzuar projektrezolutën e paraqitur nga Partia Demokratike në lidhje me votën kundër të Shqipërisë ndaj SHBA-së në OKB, votim i kryer më 21 dhjetor, në lidhje me qëndrimin amerikan për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Ndërkohë me 73 vota është miratuar një projektrezolutë e paraqitur nga Partia Socialiste.

Demokratët kërkonin që Shqipëria të niste procedurat për ndryshimin e votës në OKB, ndërsa i lihej afat 1 mujor qeverisë për të reaguar ndaj kërkesave të Kuvendit, shkruan Opinion.al.

Ndërkohë në rezolutën e paraqitur dhe miratuar nga PS, Kuvendi i kërkon qeverisë që në përputhje me interesin kombëtar, të vijojë të bashkëpunojë për forcimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimin në tërë rajonin e Lindjes së Mesme, me aleatët dhe partnerët strategjikë, në radhë të parë SHBA dhe BE”.

lajme të ngjashme