Shkarkuan trajnerin pas ndeshjes së parë, Tunizia pritet ta emërojë të riun NULL NULL 16.06.2026 08:40 16.06.2026 08:40 Herve Renard Kombëtarja e Tunizisë pritet të emerojë seltkorn e ri gjatë zhvillimit të Kupës së Botës, pasi Federata Tuniziane e Futbollit është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me trajnerin francez Herve Renard. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 57-vjeçari konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses tuniziane, në një periudhë tejet delikate për ekipin, i cili po kalon momente të vështira në turneun botëror, transmeton Klankosova.tv. Renard pritet të zëvendësojë Sabri Lamouchi, i cili u shkarkua menjëherë pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen hapëse të Grupit F. Në një komunikatë zyrtare, Federata Tuniziane e Futbollit konfirmoi largimin e Lamouchit nga posti i selektorit dhe emërimin e përkohshëm të Mondher Kebaier, i cili u ngarkua me detyrën për të udhëhequr ekipin në vazhdim të Kupës së Botës. Nëse marrëveshja finalizohet, Tunizia do të shpresojë që eksperienca dhe autoriteti i francezit të sjellin një kthesë të menjëhershme dhe t’i japin skuadrës një shans për të rikuperuar situatën në Kupën e Botës.