Kurti pret të mos refuzohet nga partitë e tjera, do bashkëpunim për zgjedhjen e presidentit NULL NULL 16.06.2026 10:01 16.06.2026 10:01 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar rreth formimit të ri të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit. Kurti tha se fillimisht duhet të përmbyllet procesi zgjedhor, para se të nisin hapat për formimin e institucioneve të reja. Po ashtu, ai tha se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, shpreson që opozita të ndryshojë qasje, transmeton Klankosova.tv. Shpresoj që kësaj here do të ndryshojë qasja e opozitës”, u shpreh ai. Madje, ai shtoi se ish-opozita, sipas tij, duhet të ndalë refuzimet që i ofrohen nga Lëvizja Vetëvendosje. Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, shtoi ai.