Në fund të listës së diasporës, këta janë kandidatët me më së paku vota NULL NULL 16.06.2026 11:01 16.06.2026 11:01 Numërimi i votave të diasporës ka hyrë në pjesën e fundit të procesit. Nga 223 kuti, tashmë janë procesuar 132 prej tyre apo 59.19 për qind. Vetëvendosje ka dalë e para, Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta, Partia Demokratike e Kosovës në vend të tretë dhe Aleanca e katërta, transmeton Klankosova.tv Kandidatët më të votuar të secilës parti janë ata që kanë qenë në krye të listave, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca – VV, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku – LDK, Bedri Hamza dhe Përparim Gruda – PDK, Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini – Aleanca. Ndërsa emrat që janë në fund, si më pak të votuarit nga mërgata janë: Jeton Mehmeti dhe Skender Thaqi – VV, Valon Prestreshi dhe Kimete Kuka Hasallari – LDK, Shaqir Hetemi dhe Fehmi Bekteshi – PDK, Argjenta Berbatovvci dhe Abdylnaser Sefa – Aleanca. Rezultatet e përditësuara mund t’i gjeni në këtë LINK. /Klankosova.tv