Franca sonte ia bën “për hajër” Botërorit, përballë do ta ketë Senegalin NULL NULL 16.06.2026 08:45 16.06.2026 08:45 Franca - Senegal Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më interesante të ditës në Kupën e Botës, ku Franca përballet me Senegalin në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe emocione të shumta. Francezët do të kërkojnë ta nisin me fitore rrugëtimin e tyre në turne, por përballë do të kenë një Senegal të motivuar, i cili synon të shkaktojë befasi ndaj njërit prej favoritëve për titull, transmeton Klankosova.tv. Ky takim ka një domethënie të veçantë për të dyja kombëtaret, pasiqë shumë futbollistë të Senegalit janë rritur, formuar ose aktivizohen në futbollin francez, ndërsa edhe te Franca ka lojtarë me prejardhje senegaleze, gjë që i jep ndeshjes një dimension të veçantë emocional dhe kulturor. Ndeshja Francë–Senegal zhvillohet sonte në stadiumin “MetLife”, me fillim nga ora 21:00.