Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numërohen mbi 50% e votave me postë, ky është rezultati deri më tani

NULL NULL
16.06.2026 08:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 7 qershor.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së,  deri më tani janë numëruar 131 nga gjithsej 223 kuti votimi të votave me postë, apo në përqindje 58. 74%, transmeton Klankosova.tv.

Në rezultatet paraprake të votave me postë Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), ka 70.26%, në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.71% , ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 8.59 për qind të votave me postë të numëruara deri më tani.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim, ndërsa rezultatet mund të pësojnë ndryshime me numërimin e kutive të mbetura.

 

lajme të ngjashme