Vojvoda eliminoi Rrahmanin, kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia NULL NULL 10.02.2026 23:47 10.02.2026 23:47 Në stadiumin Maradona, Como e Fabregasit mposhti Napolin 8-7 në penallti, me kohën e rregullt që përfundoi 1-1. Kampionët italianë patën një nisje më të mirë dhe dominuan skuadrën e Comos, e cila, megjithatë, ishte e para që shënoi. Olivera e rrëzoi Gutierrez në zonën e penalltisë dhe në minutën e 39-të e shndërroi në gol Baturina. Megjithatë, Vergara barazoi shifrat, duke shënuar në minutën e parë të pjesës së dytë. Rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja shkoi në penallti, me Fabregasin që zëvendësoi Nico Paz në fazat e fundit për Mërgim Vojvodën. Vlen të ceket se për Napolin, Amir Rrahmani u luajti nga minuta e parë. Como tani takohet me Interin e Chivusë.