Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulm me armë në Seattle: Dy të vrarë dhe pesë të plagosur, i dyshuari në pranga

NULL NULL
27.07.2026 07:01
Foto nga BBC

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në zonën e Seattle Center, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Seattle, dy viktimat u shpallën të vdekur në vendngjarje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mes të plagosurve është edhe një djalë 2-vjeçar, i cili u transportua në spital në gjendje të qëndrueshme. Një grua 56-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet bënë të ditur se në vendngjarje u trajtuan edhe:

Një grua 39-vjeçare, në gjendje të qëndrueshme, e dërguar në spital.

Një burrë 23-vjeçar, në gjendje të qëndrueshme, i transportuar në spital.

Një grua 40-vjeçare me lëndime të lehta, e cila refuzoi të dërgohej në spital.

Policia e Seattle vazhdon hetimet dhe deri më tani nuk ka publikuar detaje mbi motivin e sulmit apo identitetin e personit të dyshuar.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Seattle, Katie Wilson, përditësoi deklaratën e saj fillestare, duke konfirmuar se një i dyshuar është arrestuar. Më herët ajo kishte deklaruar gabimisht se ishin ndaluar dy persona.

“Dua të falënderoj oficerët e Policisë së Seattle, të cilët reaguan menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan një të dyshuar”, thuhet në deklaratën e saj të përditësuar.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacione ndërsa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

lajme të ngjashme