Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seancë gjyqësore për të akuzuarit për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

NULL NULL
27.07.2026 07:17

Këtë të hënë, tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, do të dalin para gjykatës.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet me fillim nga ora 10:00 në Pallatin e Drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, në seancën e 9 korrikut, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm dhe refuzuan ta lexojnë aktakuzën.

Ndërsa, prokurori special, Bekim Kodraliu, i cili, përveç deklarimeve të tij, paraqiti edhe prova materiale, përfshirë pamje që sipas Prokurorisë mbështesin aktakuzën.

Prokurori Kodraliu u shpreh i bindur se gjatë procesit gjyqësor do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve, duke theksuar se Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme, të përfshira në aktakuzë, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit ishte akt terrorist me synim dëmtimin e një prej infrastrukturave më kritike në Kosovë dhe cenimin e sigurisë së Republikës.

lajme të ngjashme