Vjen panairi i 17-të i librit NULL NULL 26.05.2015 16:10 26.05.2015 16:10 Në ambientet e Pallatit të Rinisë nga 2 deri më 7 qershor 2015, do të mbahet Panairi i 17-të i Librit, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Ky panair tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të arrirë, do të ketë edhe një numër aktivitetesh të tjera, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare dhe botërore si: 150-vjetori i lindjes së Zef Skiroit, 100- vjetori i lindjes së Roland Barthes, 100 –vjetori i lindjes së Arthur Miller, 100- vjetori i vdekjes së Josif Bagerit, etj. Këto personalitete, të gjitha do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.