Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjen në jetë vajza e dytë e Robin Thicke (FOTO)

NULL NULL
26.02.2019 21:52

Robin Thicke dhe e fejuara e tij April Love Geary kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, një vajzë e cila quhet Lola Alain Thicke.

“Lola Alain Thicke ka lindur këtë mëngjes. Faleminderit Zot dhe April Love për këtë bekim”, ka shkruar këngëtari 41-vjeçar në Instagram, transmeton Klan Kosova.

Të dy gjithashtu janë prindër të një vajze njëvjeçare me emrin Mia, e cila ka lindur më 22 shkurt të vitit të kaluar.

Robin është baba i edhe një djali tetëvjeçar nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Paula Patton.

lajme të ngjashme