Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vizita në BIK, Rrahmani: Shprehëm falënderimet për qëndrimet dhe veprimet plot dinjitet

NULL NULL
28.01.2025 13:20
Vizita në BIK.

Bartësi i listës së Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani është shprehur se kanë takuar me kënaqësinë më të madhe Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim Tërnava.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se kanë shprehur konsideratën e lartë dhe falënderimet e plota për qëndrimet dhe veprimet e Bashkësisë Islame të cilat siç shkroi ai, janë plot dinjitet.

“Kemi takuar me kënaqësinë më të madhe Myftiun e Republikës së Kosovës Naim Tërnava. Shprehëm konsideratën e lartë dhe falënderimet e plota për qëndrimet dhe veprimet e Bashkësisë Islame të cilat janë plot dinjitet. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Bashkësinë Islame të Kosovës”, ka shkruar tutje Rrahmani.

lajme të ngjashme