Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vizita e Thaçit pas vdekjes së babait, deklarohet Specialja

NULL NULL
21.03.2025 11:43

Gjykata Speciale është deklaruar rreth ardhjes në Kosovë të ish-presidentit Hashim Thaçi i cili po e viziton varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi që vdiq të dielën.

“ Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në Kosovë nga paraburgimi për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate për Klan Kosova.

Pas vizitës te varri i babait që u varros të martën më 18 mars, Thaçi pritet të qëndrojë edhe tek familja në Burojë të Skenderajt./Klankosova.tv/

lajme të ngjashme