Vitet e fundit të Pantos Theodoros NULL NULL 15.10.2015 14:46 15.10.2015 14:46 Pantos Theodoros, artisti i njohur grek që u nda nga jeta dy vjet më parë vjen në një rrëfim nga mikesha e tij shqiptare. Ditët në Paris me Pikason dhe vizatimet e fshehta të Brigitte Bardot… Historia e një piktori që kritikoi fenomenet e shoqërisë përmes nudos. Përtej një dritareje të hapur, duket portreti i tij. Vështrimi ka mbetur po i qeshur, si në fotot e hershme kur bashkë me Pikason pinin verë në orët e vona në Paris. Vitet nuk kanë mundur t’i heqin një dritë që i dallohet në fytyrë ashtu si në tablotë e tij. Më tej, në telajon që humbet mes ngjyrash, shfaqet trupi i një femre në kohë të mira të saj. Tabloja ka brenda pamundësinë me të cilën na përball në jetë jo vetëm mosha. Ana, një vajzë që sapo ka kaluar të 30-tat, e mban në duar këtë tablo si diçka të vyer të jetës së saj. Kjo është vetëm një prej disa tablove, që Pantos Theodoros, artisti i njohur grek ia dhuroi, i bindur se këto piktura do ta bënin ta kujtonin gjithnjë atë. Kohët e kaluara në hapësirën e mbushur plot piktura, shëtitjet e gjata për në galeri dhe këshillat mbi jetën. Kur për herë të parë hyri në shtëpinë e tij, Ana e ndjeu se ai nuk ishte një grek i zakonshëm. Tablotë e mëdha mureve, librat e shpërndara kudo nëpër shtëpi, miqtë e pafund që vinin për ta takuar e bënin të shihte përtej një burri të moshuar për të cilin duhet të kujdesej. Ajo nuk ishte thjesht një shtëpi, por historia e një prej periudhave më interesante të artit të vendit fqinj. Sot Ana kujton gjithçka, bisedat, udhëtimin e shpejtë për në një ekspozitë në Paris, muzikën që ai dëgjonte, deri vitet e fundit të jetës, kur kujtesa, kishte ikur prej tij. “Ishte një njeri i jashtëzakonshëm”, kujton ajo, artistin që njihej si “dashnori i madh i tablove” për kritikën greke, ndërsa për Anën, si njeriu bota e të cilit, i kujton shpesh kujdesin e një ati. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/15/vitet-e-fundit-te-pantos-theodoros/