Veza, duhet ngrënë apo jo përditë?! NULL NULL 08.05.2018 13:00 08.05.2018 13:00 Janë të shumta teoritë që qarkullojnë për konsumin e përditshëm të vezës. Disa prej tyre thonë se mjaftojnë vetëm dy në javë, të tjerë mbështesin faktin se veza duhet të hahet përditë. Sigurisht, jo e skuqur sepse pastaj nuk bëhet fjalë më për vezën por për vajin! Në fakt, të njëzëri janë të gjitha studimet se po, veza ka mjaft vlera ushqyese. Është e pasur në proteina e vitamina si A, B2, B6, B12, D, E. Në përbërje të saj ka minerale si zinku, thiamini, riboflavini, fosfori, magnezi, hekuri, seleni dhe bakëri. Omega 3 dhe acidet yndyrore janë një tjetër pasuri e vezës, shkruan Living.al. Për funksionet që ka secili nga këta përbërës në vezë dhe të mirat që i sjell veprimtarisë sonë fizike e mendore, është konkluduar së fundi nga studiuesit se, një vezë në ditë, është gjithmonë e këshillueshme.