Vetura në lëvizje goditet nga një predhë e armës në Prishtinë NULL NULL 25.03.2024 09:12 25.03.2024 09:12 Policia e Kosovës. Foto ilustruese Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën në lëvizje, nga një drejtim i panjohur, automjeti i tij është goditur nga një predhë e armës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është në procedurë hetimore, njofton Klankosova.tv.