Vetaksident në rrugën Prishtinë-Lipjan (VIDEO) NULL NULL 24.03.2025 10:28 24.03.2025 10:28 Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 8 të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Lipjan. Ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar nga ky rast. Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes. Sipas tyre, shkak i këtij vetaksidenti dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë. Klankosova.tv ka pyetur në polici lidhur me rastin, por ende s’ka marrë asnjë informacion./Klankosova.tv