Vendimi i rigjykimit, Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog NULL NULL 03.07.2026 10:37 03.07.2026 10:37 Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vite burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte gjatë periudhës së luftës në vitet 1998-99 në komunën e Istogut. Ky është vendimi i rigjykimit, pasi rasti ishte kthyer në rivendosje nga Gjykata Supreme. Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të premten, më 03.07.2026, nga gjyqtari Avni Syla. Sipas aktgjykimit i akuzuari, Ekrem Bajroviq detyrohet të paguajë edhe shpenzimet e paushallit gjyqësor prej 300 eurosh dhe shumën prej 100 euro për fondin e viktimave të krimit.