Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrapi: Më shumë gjasa kam të kthehem unë me ishin se Flori me Elvanën (VIDEO)

NULL NULL
03.07.2026 10:24

A po rikthehen me bashkëpunim Flori me Elvana Gjatën?

Kështu nuk mendon fare gazetari Andi Vrapi, i cili e ka quajtur ëndërr vere rikthimin e tyre.

I pyetur pse, ai tha se vetë drejtimet që ata dy i kanë marrë, sidomos me Florin që është zhdukur nga jeta muzikore dhe sociale, e bën këtë gjë pothuajse të pamundur.

“Vetë marrëdhënia e tyre, vetë arsyeja e shkëputjes së marrëdhënies së tyre, gjendja në të cilën  ndodhen artistët. Ai nuk ishte prezent as në dasmën e Klajdi Harunit, është zhdukur tërësisht”, tha Vrapi në Orën 7 të Klan Kosovës.

“Më shumë gjasa kam të kthehem unë me ishin se Flori me Elvanën”.

“Është e pamundur të flasim për rikthim”.

lajme të ngjashme