Realizohet me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale, tumori largohet nga foshna e posalindur NULL NULL 03.07.2026 10:31 03.07.2026 10:31 Ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale në QKUK, ka realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale e rrallë tek një i porsalindur njëjavësh, i diagnostikuar me teratomë kongjenitale orofaringo-nazofaringeale (Epignathus), një patologji jashtëzakonisht e rrallë që rrezikonte seriozisht frymëmarrjen dhe ushqyerjen. Me incidencë rreth 1 në 35.000 deri në 1 në 200.000 lindje të gjalla, dhe shoqërohet me mortalitet të lartë, deri në 80–100% nëse nuk sigurohet në kohë rrugët e frymëmarrjes.Pas diagnostikimit të hershëm dhe sigurimit emergjent të rrugëve të frymëmarrjes nga ekipi i Klinikës së Neonatologjisë pacienti iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme radiologjike dhe vlerësimit multidiciplinar. Menaxhimi u realizua nga ekipi i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale, në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e Neonatologjisë, Anesteziologjisë, Radiologjisë dhe Institutit të Patologjisë. Në njoftimin e QKUK thuhet se tumori u largua në tërësi. “Tumori u largua në tërësi, me ruajtjen maksimale të strukturave anatomike përreth dhe pa komplikime intraoperative. Ecuria postoperative ka qenë shumë e favorshme, foshnja merr frymë spontanisht, ushqehet normalisht dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e ekipeve mjekësore”, thuhet në njoftim.