Vetaksident në Prishtinë, vetura godet semaforin (VIDEO) NULL NULL 24.04.2026 22:56 24.04.2026 22:56 Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se vetura ka goditur semaforin. Nga vetaksidenti në fjalë nuk dihet nëse ka të lënduar. Njëherësh, Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë për të marrë një përgjigjeje zyrtare.