Vetaksident në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person NULL NULL 24.07.2023 10:09 24.07.2023 10:09 aksident trafiku Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë Fadil Gashi. Gashi tha se një person është lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti. “Është dërguar me autoambulancë në QKMF në Klinë. Pastaj me udhëzim të mjekëve është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, tha Gashi për Klan Kosova.tv “Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, theksoi ai.