Konkursi i artistëve: Prince Caffe zgjedh dizajnet e filxhanëve (VIDEO) NULL NULL 07.07.2026 20:44 07.07.2026 20:44 Dhjetë studentë të Fakultetit të Arteve prezantuan dizajnet e tyre në garën kreative për edicionin special artistik të gotave të Prince Caffe, ku frymëzimin e morën kryesisht nga tradita dhe trashëgimia kulturore shqiptare. Juria përzgjodhi tre punimet më të mira, të cilat do të përdoren në gotat e brendit, ndërsa fituesi i vendit të parë u shpërblye me 1,000 euro, i dyti me 700 euro dhe i treti me 300 euro. Nga kjo garë u theksua edhe gatishmëria për bashkëpunime të reja mes Fakultetit të Arteve dhe Prince Caffe në projekte të ardhshme. Detajet i sjell kronika në vazhdim: