Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump mbërrin në darkën e liderëve të NATO-s

NULL NULL
07.07.2026 20:56

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në darkën e liderëve të NATO-s, ku u prit nga udhëheqësi i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kompleksin presidencial në Ankara.

Pasi eci përgjatë qilimit me roje nderi ushtarake, Trump shtrëngoi duart me Erdoganin e pastaj foli edhe me gruan e tij, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Trump u takua me Erdoganin edhe përpara samitit, kur ai njoftoi se ShBA do të heqin sanksionet ndaj Turqisë.

Duke folur para gazetarëve, Trump e lavdëroi vazhdimisht Erdoganin, duke thënë se ai kishte “kimi” me të dhe se marrëdhënia me Ankaranë nuk ka qenë kurrë më e mirë.

 

lajme të ngjashme