Trump thotë se Meloni është një person i mirë, por e fajëson atë që nuk ndihmoi në luftën me Iranin NULL NULL 07.07.2026 20:50 07.07.2026 20:50 Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar kryeministren italiane, Giorgia Meloni si një “person të mirë”, por e ka kritikuar atë për dështimin për të ndihmuar në luftën e Iranit. Trump i bëri këto komente për gazetarët në Turqi, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, raporton Sky News. Presidenti amerikan tha se marrëdhënia e tij me Melonin “u përkeqësua pak sepse ajo refuzoi të na ndihmonte me Iranin”. “Ajo refuzoi të përfshihej, kështu që kjo e prishi pak marrëdhënien time me të. Por më pëlqen. Mendoj se është një person i mirë, në fakt. Por mendoj se bëri një gabim”, tha ai.