Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Qëndrimi i Aleancës i pandryshuar, s’po kërkojmë marrëveshje për qeveri me Kurtin (VIDEO)

NULL NULL
07.07.2026 21:38

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij ndaj Qeverisë Kurti mbetet i pandryshuar dhe se partia e tij nuk është në kërkim të marrëveshjeve politike apo pozitave për të hyrë në ekzekutiv.

I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri tha se, po të kishte ndryshuar raporti i Aleancës me Qeverinë Kurti, partia do të kishte hyrë në negociata për të qenë pjesë e qeverisë.

 “Pozicioni i Aleancës në raport me Qeverinë Kurti nuk ka ndryshuar, po të kishte ndryshuar ai raport, ne do të ndërtonim marrëdhënie politike, do të synonim të kemi marrëveshje politike për të qenë në qeveri. Ne e kemi thënë shumë qartë, që ne nuk po kërkojmë pozicione as marrëveshje politike për qeveri. Ne kemi thënë se deri më tani kanë ndodhur tri palë zgjedhje dhe kemi dhënë një pozicion politik me gjashtë kushte që mendojmë janë shumë të rëndësishme”, deklaroi ai.

Ai komentoi edhe mundësinë e formimit të një qeverie të pakicës, duke thënë se një skenar i tillë do të kishte për qëllim krijimin e një bllokimi të ri dhe fajësimin e ish-opozitës nga ana e Qeverisë në detyrë.

“Me vendimin i tij për të themeluar një qeveri të pakicës me 62 ose 63 vota ka vetëm një qëllim, të na fusë në 60 ditëshin e ardhëm, kur është koha për ta zgjidhur presidentin, dhe të na fusë në një situatë ku thonë ‘ja këta po na bllokojnë’. Jo, zotëri, nuk po të bllokojmë. Nuk po të bllokojmë, sepse votat i ke marrë. Në logjikën e publikut, çdo kompromis shihet si koncesion. Aleanca nuk ka bërë asnjë koncesion me pozicionin e vet politik si parti politike”, deklaroi Besnik Tahiri, deputeti i zgjedhur i Aleancës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme