Veproni kështu nëse fëmija juaj papritur zhduket NULL NULL 26.01.2021 10:09 26.01.2021 10:09 Një nënë që humbi djalin e saj në një supermarket ka zbuluar ‘sekretin’ e shpëtimit të jetës që ajo përdori për ta gjetur atë. Gruaja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, shpjegoi se ndërsa po bënte pazar, ajo humbi dyvjeçarin e saj për 10 minuta, duke thënë: “Ishin 10 minutat më të frikshme të jetës sime”. Në momentin që kuptoi se djali i saj po mungonte, ajo vrapoi në pjesën e përparme të marketit dhe i tha sigurimit se si duket fëmija e saj për t’u siguruar që ai të mos dilte nga objekti, edhe nëse ishte me një tjetër të rritur. Ndërsa vraponte furishëm lart e poshtë në secilin rresht duke thirrur emrin e tij, asaj iu kujtua një TikTok që e kishte parë. Ajo tha që nëse fëmija juaj humbet, filloni të bërtisni duke e përshkruar atë. Gruaja ecte në supermarket duke përsëritur me zë të lartë: “Më mungon një djalë i vogël, ai ka veshur një këmishë të verdhë dhe ka flokë ngjyrë kafe. Ai është dy vjeç dhe quhet Nathan”, raporton Kidspot, transmeton Klan Kosova. Dhe në çast, çdo i rritur rreth saj ndaloi dhe ishte në gatishmëri për të kërkuar djalin e saj. Brenda pak minutash, një burrë i moshuar e pa Nathan dhe bërtiti që e kishte gjetur. Gruaja falënderoi burrin dhe shprehi mirënjohje për personin që kishte realizuar videon e cila ndryshoi jetën e saj. “Nëse nuk do të kisha thirrur, ai njeri nuk do të kishte asnjë ide se po kërkoja Nathan”, shtoi ajo. Që nga postimi në Facebook, ajo ka marrë komente të shumta nga prindërit e tjerë të cilët e vlerësuan të menduarit e saj të shpejtë, transmeton Klan Kosova.