Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Formimi i institucioneve varet nga disponimi i Kurtit”, Kosova del nga kriza apo shkon në zgjedhje?

NULL NULL
06.07.2026 12:55

Afatet kushtetuese po hynë në fazën vendimtare. Gjykata Supreme pritet të mbyllë shqyrtimin e ankesave, ndërsa certifikimi i rezultateve zgjedhore pritet të ndodhë këtë javë.

Pas saj, nis gara me kohën, konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe zgjedhja e Presidentit, transmeton Klankosova.tv.

A do të arrijnë partitë marrëveshje, apo Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje?

Opinionistja, Anita Shabani, në emisionin “Kosova Today”, deklaroi se Gjykata Supreme nuk është dashur të presë afatin e fundit kushtetues, pasi sipas saj, Kosova është në nguti për formimin e institucioneve.

“Mendoj se nga ky aspekt, nga mesi i javës do të kemi certifikimin e rezultateve. Por çka pas kësaj? Grupi më i madh parlamentar nuk do të duhej të priste certifikimin e rezultateve në mënyrë që të fillojë negocimin me subjektet e tjera. Kjo do të thotë se nuk ka interesim nga LVV dhe Albin Kurti për formimin e institucioneve”, u shpreh Shabani në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, opinionisti Azdren Shala tha se është një pengesë nëse do të ketë krijim të institucioneve apo jo.

“Ajo është dëshira e Albin Kurtit. Derisa kemi pa deri tani, ai ende nuk ka bërë oferta. Është arsyetim për me prit certifikimin, por është duke blerë kohë për me pa se cili shtet politik i leverdisë më shumë”, tha Shala në emisionin “Kosova Today”.

Opinionisti Shkumbin Kajtazi, deklaroi se disponimi i kryeministrit në detyrë, e dikton të gjithë rrjedhën e krijimit të institucioneve.

“Numrat që i ka ai, ia pamundëson opozitës disa veprime të vetat karshi…”, u shpreh ai.

lajme të ngjashme