Fermerët i reagojnë ministrit Muja: Qumështi i Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë NULL NULL 06.07.2026 13:20 06.07.2026 13:20 Fermerët e Kosovës po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, pasi tash e katër ditë është ndaluar përkohësisht grumbullimi i qumështit, duke paraprirë mbylljen e përkohshme të qumështores Vita. Fermerët i janë kundërpërgjigjur ministrit në detyrë, Armend Muja, duke i thënë se “Qumështi Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë”, transmeton Klankosova.tv. Fermeri Fidan Krasniqi, ka theksuar se po gjykohen padrejtësisht kinse po helmojnë popullin e vet. “Ju garantojmë që qumështi jonë nuk është helm, është qumësht, qumësht dhe vetëm qumësht”, tha ai.