Fermerët kërkojnë takim urgjent, paralajmërojnë nëse s’ka lëvizje: Do të na shihni çdo ditë në rrugë… NULL NULL 06.07.2026 13:33 06.07.2026 13:33 Fermerët e qumështit në Kosovë, kanë kërkuar takim urgjent me ministrin e Bujqësisë, si dhe të gjithë akterët pa dallim, pas ndalimit të grumbullimit të qumështit tash e katër ditë, e paraprirë nga mbyllja e përkohshme e qumështores “Vita”. Fermeri, Fidan Krasniqi tha se nëse kërkesat e tyre dhe takimi nuk realizohet, sipas tij, protesta si ajo e sotmja do të jenë prezente në rrugët e vendit, transmeton klankosova.tv. “Nga ky moment kërkojmë urgjentisht nga ministri, grupet punuese, të gjithë akterët pa dallim, të bëhemi së bashku dhe të mbajmë një takim e të zgjidhim urgjent këtë çështje, përndryshe skena të tilla, pavarësisht dëshirave tona, mund të shohim çdo ditë nëpër rrugë”, tha ai. Pos tjerash, ky fermer tha se nuk duhet luhet me dinjitetin e prodhueseve vendorë. “Lopët nuk janë çezme. Nuk mund t’i ndalim sot të mos prodhojnë, e të presim deri në momentin e duhur. Shumica e këtyre fermerëve, që i shihni me këto mjete bujqësore, janë të zhytur në kredi të cilat duhet t’i paguajnë. Të mos luhet me dinjitetin e tyre. Kërkojmë urgjentisht takim dhe zgjidhje të këtij problemi një herë e përgjithmonë, pse jo t’ia shtrijmë dorën këtij ministri, atij ministri apo atij ministri”, tha ai.