Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, zbulohet si u kap autori i krimit NULL NULL 06.07.2026 12:32 06.07.2026 12:32 Gent Maksutaj, 20 vjeçar me prejardhje nga Kosova është vrarë mbrëmë në Suedi, në rrethana tragjike. I riu dyshohet se u privua nga jeta aksidentalisht, gjatë një përleshje mes bandave krimina;e. Lidhur me këtë rast të rëndë kanë raportuar edhe mediat suedeze. Sipas policisë i dyshuari për të shtënat dyshohet se ka udhëtuar me tren drejt Stokholmit, ku edhe është arrestuar më vonë gjatë mbrëmjes ose natës. Krejt çka dyshohet se ndodhi Të shtënat në Kvarngärdet Rreth orës 21:00 të së dielës, policia mori një alarm për të shtëna me armë në zonën Kvarngärdet në Uppsala. Menjëherë u ndërmor një operacion i madh policor, ku u angazhuan disa patrulla dhe zona u rrethua plotësisht. Në vendngjarje u panë edhe dy autoambulanca. Fillimisht, policia nuk dha shumë detaje për ngjarjen, por më vonë konfirmoi se një burrë në të njëzetat kishte humbur jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit. Familjarët e viktimës janë njoftuar. Hetimi: vrasje e rëndë Policia suedeze e ka cilësuar ngjarjen si vrasje dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Viktima është gjetur jashtë, ndërsa ende po hetohet vendi i saktë ku kanë ndodhur të shtënat. “Ne kemi vendosur kordonë sigurie dhe po kërkojmë gjurmë që mund ta ndihmojnë hetimin. Po intervistojmë dëshmitarë dhe po kontrollojmë kamerat e sigurisë, si ato tona ashtu edhe private,” ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Pelle Vamstad. Nuk përjashtohet lidhja me krimin e organizuar. Në këtë fazë të hetimit, policia nuk ka konfirmuar nëse ngjarja lidhet me kriminalitetin e bandave, por ka theksuar se kjo është një nga pistat që po shqyrtohet. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë. Tragjike: Vritet i riu kosovar në Suedi Babai i të riut që u vra në Suedi prek me postimin emocional: U prehsh në paqe djali jem