Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LeBron James ndahet me Lakers, Cleveland në “pole-position” për rikthimin historik

NULL NULL
06.07.2026 12:37

E ardhmja e LeBron James është kthyer në temën më të nxehtë të kësaj vere në NBA.

LeBron i ka bërë të ditur Los Angeles Lakers se nuk do të vazhdoj me skuadrën nga LA për sezonin 2026/27, duke mbyllur një kapitull tetëvjeçar në Kaliforni.

Agjenti i tij, Rich Paul, ka konfirmuar se “Mbreti” synon të luaj edhe sezonin e tij të 24-të në NBA, por me një skuadër tjetër.

Dhe me t’u bërë i ditur ky informacion, tani e gjithë vëmendja është te destinacioni i radhës.

Sipas disa prej gazetarëve më të besueshëm të NBA, Cleveland Cavaliers janë aktualisht kandidati kryesor për ta rikthyer “në shtëpi” atë që dikur ishte përzgjedhja e tyre e parë në draftin e vitit 2003, i cili 4 vite pasi ishte larguar, u rikthye dhe i dhuroi qytetit të Cleveland titullin historik më 2016.

Për shumë tifozë dhe analistë, pikërisht ai triumf i vitit 2016 konsiderohet momenti më i madh i karrierës së LeBron James. Jo vetëm për shkak se Cavaliers përmbysën rezultatin 3:1 ndaj Golden State Warriors në finale të NBA, por edhe sepse i sollën Cleveland titullin e parë në histori të klubit, duke I dhënë fund një pritjeje 52 vjeçare të qytetit për një kampion në një nga katër sportet kryesore amerikane.

Një rikthim i sërishëm i LeBron në Cleveland, do të ishte një nga historitë më emocionale në historinë moderne të sportit amerikan. Madje, raportimet sugjerojnë se Cavaliers mund të shqyrtojnë edhe mundësinë e afrimit të Bronny James, me synimin që babë e bir të ndajnë parketin me të njëjtën fanellë.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë marrëveshje të arritur dhe as vetë LeBron nuk e ka bërë publik vendimin për ekipin e tij të ardhshëm.

Ndryshe, përveç Cleveland Cavaliers, në garë vazhdojnë të përmenden edhe skuadra si Golden State Warriors, Philadelphia 76ers dhe Miami Heat.

lajme të ngjashme