Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vepra e kompozitorit kosovar, premierë në shenjtërimin e Nënës Terezë

NULL NULL
22.08.2016 21:04
This undated photo shows Mother Teresa. Mother Teresa will be beatified, 19 October 2003, in a ceremony in St Peter's Square, Vatican. The beatification ceremony is the penultimate step to being canonised a saint and has been the shortest in modern history. Following the beatification, a second miracle has to be verified by the Vatican before Mother Teresa can be proclaimed a saint. AFP PHOTO RAVEENDRAN/AFP (Photo credit should read RAVEENDRAN/AFP/GettyImages)

Vepra e kompozitorit kosovar Kreshnik Aliçkaj, do të interpretohet me 3 shtator, ditën e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan.

Vepra e kompozitorit të njohur kosovar Kreshnik Aliçkaj, është njëra nga veprat Premierë që do të interpretohet me 3 shtator 2016 në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë.

“Kjo vepër është shkruar enkas për këtë ngjarje dhe është porositur  nga dirigjenti i mirënjohur Bujar Llapaj i cili po ashtu do të dirigjojë këtë vepër. Vepra është e shkruar për soprano, lahutë, kor dhe orkestër simfonike”, ka thënë Aliçkaj.

Vepra do të interpretohet nga Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, kurse solistë do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndërsa teksti është shkruar nga Remzi Limani.

lajme të ngjashme