Kabashi-Rama: Vetëvendosja ende funksionon si lëvizje, jo si parti (VIDEO) NULL NULL 16.07.2026 08:03 16.07.2026 08:03 Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Besa Kabashi-Rama, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ajo ende nuk funksionon si një parti politike. Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo u shpreh se Vetëvendosja vazhdon të veprojë si lëvizje, përcjell Klankosova.tv. “Vetëvendosja ende nuk funksionon si parti, funksionon si lëvizje. Është lëvizje e cila e para ka sjellë në Kosovë dhunën politike edhe ekstremizmin politik si koncept, e ka ushqyer përçarjen ndërshoqërore, ndërshqiptare si kurrë më parë dhe është duke e korrur frytin e përçarjes ndërshqiptare”, deklaroi ajo.