Rrahja brutale e 14-vjeçarit në Mitrovicë, dalin detaje të reja rreth rastit (VIDEO) NULL NULL 16.07.2026 08:25 16.07.2026 08:25 Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar, i dyshuar për rrahjen brutale të një 14-vjeçari në Mitrovicë. Arrestimi u bë pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video e incidentit, e cila ndihmoi në identifikimin e të dyshuarit. Sipas raportimit të gazetarit Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal biliardoje në Mitrovicë. Për arsyet e konfliktit ende nuk ka informacione zyrtare. I dyshuari është paraqitur në stacionin policor së bashku me avokatin e tij mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Sulm”. Viktima, një i mitur 14-vjeçar, është ftuar të japë deklaratë në polici në prani të njërit prej prindërve, siç parashikon procedura për rastet që përfshijnë të mitur. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë publik për shkak të moshës së saj./Klankosova.tv